Basha zbardh tre propozimet për rrëzimin e qeverisë dhe fitoren në zgjedhjet e 2025-sës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha zbardh tre propozimet për rrëzimin e qeverisë dhe fitoren në zgjedhjet e 2025-sës

Lista të hapura, vetting i politikanëve dhe kufizimi i mandateve.

 

Këto ishin tre propozimet e Lulzim Bashës për rrëzimin e qeverisë dhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-sës.

 

Advertisement

Lista të hapura anembanë vendit, e di që jo të gjithë e duan këtë… Nuk ka rrugë tjetër që zëri i çdo qytetari të dëgjohet dhe vota të përcaktojë përfaqësuesit e vërtetë.

 

Është koha të nisim një realitet, për t’ju imponuar politikës së vjetër që do të marrë çdo vendimmarrje në dorën e vet. Lista të hapura 100%. Kam dhe dy propozime të tjera.

 

Advertisement

Vettingu i politikanëve është propozimi i dytë. Hetim të aseteve personale dhe familjare, të njëjtat kritere që përdoren për prokurorët dhe gjyqtarët.

 

E treta, zgjidhja që SHBA i ka dhënë korrupsionit është kufizimi jo më shumë se dy mandate. Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri t’i vëmë fre egove të sëmura”, tha Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy