Bashkejetesa, “zemra” e Tiranës/ Veliaj: Të huajt që marrin shtetësinë, janë pasuri e kryeqytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkejetesa, “zemra” e Tiranës/  Veliaj: Të huajt që marrin shtetësinë, janë pasuri e kryeqytetit

16 qytetarë të huaj kanë marrë shtetësinë shqiptare, ndersa betimin e kryen përpara kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Gjatë ceremonisë, Veliaj vuri ne dukjje bashkëjetesën në komunitet.

 

Teksa për të tjerët do flas për fqinjësinë, për ju do të flas si bashkëqytetarë, sepse tani ndajmë të njëjtën kombësi, të njëjtin qytet, të njëjtat aspirata, dhe jemi pjesë e një misioni që quhet “Misioni Shqipëria”, për ta bërë këtë vend, jo vetëm kozmopolitan, por edhe një vend evropian e të modernizuar.

 

Advertisement

Veliaj tha Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të njerëzve në nevojë, ku përmendi edhe strehimin e të huajve të ndryshëm në vendin tonë, ashtu si për ukrainasit.

 

Më vjen mirë që Tirana dhe Shqipëria është kthyer në një vend strehimi, sidomos për gratë dhe fëmijët që vijnë nga Ukraina – ata janë më të dobëtit, më të pafuqishmit, më të pafajshmit në këtë konflikt. Më vjen mirë se si shqiptarë, kemi një fije të padukshme të vëllazërisë, të një dere të hapur, të një zemre të hapur, të mikpritjes ndaj atyre në nevojë, e solidaritetit me atë që po kalon një fatkeqësi, që është më i dobët se ne në këtë moment.

 

Advertisement

Kryebashkiaku vlerësoi edhe raportet e mira që Shqipëria ka me fqinjët, duke theksuar se këto marrëdhënie sjellin progres në shoqëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy