“Baza e NATO-s na nxorri zbuluar”, eksperti: Sot u mor vesh që ne kemi vetëm dy helikopterë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Baza e NATO-s na nxorri zbuluar”, eksperti: Sot u mor vesh që ne kemi vetëm dy helikopterë

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.

Ai theksoi se përpos elementëve pozitivë që ka hapja e një baze të tillë në Shqipëri, tregoi dhe një anë tjetër të medaljes. Sipas tij sot ne pamë që Shqipëria sa i përket armative tregoi se disponon vetëm dy helikopterë dhe dy drone.

Hapja e bazës ajrore të NATO-s na nxorri zbuluar, tregoi se Shqipëria disponon vetëm dy helikopterë dhe dy drone”, tha Softa.

Ndërkohë që hapja e kësaj baze u vlerësua edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe kreu i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Advertisement

Ndërsa solli në vemendje deklarata e bëra nga Presidenti rus Vladimir Putin, Mediu tha se rreziku rus ëhstë prezent, pasi ata duan të mabjnë gjallë konfliktet e vjetra në Ballkan.

Kërcënimi rus është real, duan të mbajnë gjallë konfliktet e vjetra. Duan të ngadalsojnë integrimin e vendeve të Ballkanit. Influencë mediatike, ekonomike. Çdo konflikt në rajon, na prek”, theksoi Mediu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy