“Beleri”, Rama përplaset me PPE/ Rezoluta e asamblesë politike: Lejojeni të betohet.  Kryeministri: Çështje e drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Beleri”, Rama përplaset me PPE/ Rezoluta e asamblesë politike: Lejojeni të betohet.  Kryeministri: Çështje e drejtësisë

“Çështja e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Beleri ka përplasur sot kryeministrin Edi Rama me Partinë Popullore Europiane, grupim  i cili përfshin 82 parti politike të qendrës së djathtë dhe ka peshën më të madhe politike në Bashkimin Evropian.  Asambleja politike e Partisë Popullore Evropiane ka miratuar një rezolutë të paraqitur nga partia “Demokracia e Re”, ku i kërkon Shqipërisë të lejojë Belerin të bëjë betimin, e të marrë detyrën si kryetar i bashkisë së Himarës. Në këtë rezolutë “dënohen veprimet e qeverisë kundër një kryebashkiaku të zgjedhur të minoritetit” duke paralajmëruar se asnjë vend që dëshiron të jetë pjesë e BE nuk mund të sillet kështu.

 

REZOLUTA E PPE

 

Advertisement

 “PPE i bën thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, si dhe prezumimin e pafajësisë për çdo individ të akuzuar, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme, qoftë  ligjore, administrative ose të tjera, për të siguruar që kryetari i zgjedhur të betohet.”

 

Pas kësaj rezolute ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama, i cili ka theksuar se  qëndrimi në burg i Fredi Belerit nuk ka lidhje me qeverinë, por është një masë e vendosur nga Prokuroria Speciale për Korrupsionin e Krimin e Organizuar dhe Gjykatat Speciale

 

Advertisement

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Interesante! “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare” Një thirrje pa specifikuar se për cilat autoritete dhe, me siguri, pa qenë të informuar se në këtë rast problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve, por i gjykatave, të cilat e kanë refuzuar një kërkesë të tillë.”

 

Advertisement

Sipas shefit të qeverisë shqiptare, Çështja Beleri është vetëm çështje e drejtësisë së reformuar shqiptare

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

“Nëse është e nevojshme, jemi më shumë se të gatshëm të sigurojmë udhëheqjen e lartë të EPP-së me informacion mbi këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. S’ka dyshim, se të gjitha autoritetet shqiptare e presin me shumë besim mbështetjen e vazhdueshme të EPP-së, si një zë i fortë i Europës sonë gjatë kësaj faze ndryshimi historik për vendin tonë, ku më në fund, zyrtarët e lartë po hetohen me thellësi përtej anësive politike.”

 

Prej momentit të arrestimit të Fredi Belerit tensionet mes Athinës dhe Tiranës zyrtare janë shtuar, Greqia ia ka dalë ta fusë Çështjen Beleri edhe në rezolutën e Parlamentit Europian dhe ka paralajmëruar disa herë Shqipërinë se kjo çështje do të ndikojë edhe në integrimin e vendit tonë në BE.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy