Rama: S’kam lidhje me akuzat/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Vizion Plus: Nuk komentojmë çështje në hetim 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: S’kam lidhje me akuzat/ Departamenti i Drejtësisë në SHBA i përgjigjet Vizion Plus: Nuk komentojmë çështje në hetim 

Pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Vizion Plus iu drejtua Departamentit të Drejtësisë në SHBA, për të mësuar më shumë mbi raportet e tij me Shqipërinë.

 

Në përgjigjen zyrtare, Departamenti nënvizon se nuk mund të bëjë publike detaje mbi hetime që janë në zhvillim e sipër.

 

Advertisement

Në praktikën e tij, Departamenti i Drejtësisë nuk komenton në lidhje me një çështje aktive gjyqësore apo për komunikimet me qeveri të tjera për rastet hetimore. Kësisoj, edhe për pyetjet në fjalë nuk mund të ketë një përgjigje tjetër përveç dokumentave që tashmë janë publike”. – thuhet ne reagim.

 

Ndërkohë, kryeministri reagoi duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me akuzat ndaj ish-zyrtarit të FBI në SHBA. Por në Shqipëri, sipas tij, menjëherë nisi gjyqi politik.

 

Advertisement

Rama nënvizon se këtë rradhë ka zgjedhur të mos merret me akuza pa fakte, por të fokusohet tek punët dhe shqetësimet reale të njerëzve.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy