Berisha: Këlliçi, kandidati më i mirë/ “Fushata e tij i ka kompleksuar keq socialistët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Këlliçi, kandidati më i mirë/ “Fushata e tij i ka kompleksuar keq socialistët”

Kreu i demokratëve Sali Berisha  mblodhi strukturat për të organizuar hapjen e fushatës elektorale e cila do të mbahet të shtunën në stadiumin Air Albania.

 

Berisha theksoi se opozita është gati për të bërë betejën me mazhorancën socialiste në 14 maj.

 

Advertisement

Sali Berisha

 

“Më 15 prill e gjithë Tirana duhet të jetë në çeljen e fushatës kombëtare. Fushata e Belind Këlliçit e tëra duhet të jetë në stadium, aty e kemi ne vendin si anteu që shkojmë e marrim fuqi për të realizuar objektivat tona”

 

Advertisement

Sipas Berishës demokratët janë optimistë në këtë fushatë pasi ata paraqesin kandidatët më të mirë për 61 bashkitë e vendit

 

“Belind Këlliçi është kandidati më i shkëlqyer që i është ofruar ndonjëherë qytetarëve të Tiranës. I ka kompleksuar në mënyrë të tmerrshme.

 

Advertisement

Ju e keni vënë re, se si janë mobilizuar, ose të fshehin fushatën e Belindit, takimet e tij të njerëzishme me qytetarët, programin e tij të shkëlqyer, ose të përpiqen të hyjnë në autobusin e tij. Kaq shumë merren me autobusin sa që janë të gatshëm të hyjnë dhe pasagjerë të tij.

 

I çmendi fare, i çmendi autobusi”

 

Advertisement

Berisha ironizoi hapjen e fushatës së kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama

 

” Hapi fushatën me nomenklaturën e tij, u mbante fjalime Belindës, Spiropalit, Ulsi Manjes dhe ata duartrokisnin. Nuk kisha parë ndonjëherë komedi si kjo. “

 

Advertisement

Opozita do të çelë fushatën e saj në 15 prill në stadiumin Air Albania, aty ku Sali Berisha mblodhi Kuvendin e demokratëve në dhjetorin e vitit 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy