Berisha nis fushatën për 14 majin/ “Ambasadroja amerikane nuk ka të drejtë të flasë për zgjedhjet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nis fushatën për 14 majin/ “Ambasadroja amerikane nuk ka të drejtë të flasë për zgjedhjet”

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nisi sot nga Mallakastra fushatën elektorale për zgjedhjet lokale. Berisha prezantoi kandidatin e demokratëve për bashkinë, Resmi Shano, duke ftuar të gjithë ata që janë kundër qeverisë ta mbështesin në 14 maj.

 

Por nga Mallakastra lideri i opozitës Berisha kritikoi ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe qëndrimin e saj në raport me zgjedhjet.

 

Advertisement

Sali Berisha

 

“Pas dy muajsh u bë e gjallë sot, tani po i them nuk ke asnjë të drejtë të flasësh ti për zgjedhjet se ti shkove urove zgjedhjet me të vjedhura. “

 

Advertisement

Sipas Berishes  problemi më i madh që kanë sot shqiptarët është varfëria duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e vështirë ekonomike.

 

Sali Berisha

 

Advertisement

“Çfarë thotë KLSH, thotë se në vitin 2022 për 9 muaj kanë vjedhur 122 miliardë ndërkohë që fondi i pagave shkon 90 miliardë. Ky nuk rrit rrogat se ky do bredhë me avion charter. “

 

E gjitha fushata e Sali Berishës do të fokusohet tek ekonomia dhe thirrja kryesore e opozitës është bashkim rreth kandidatëve demokratë.

 

Advertisement

“Bashkim për të ndryshuar Shqipërinë, bashkim, për tu rikthyer besimin, se Shqipërinë po e varfërojnë hajdutët. Ne duhet t’i përzëmë ata nga pushteti.”

 

Në Mallakastër Berisha nuk kritikoi vetëm kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki, por edhe kandidatin e grupimit Alibeaj, Agron Kapllanaj, duke e bërë të qartë se mundësitë për bashkim janë minimale.

 

Advertisement

“Je kandidat i Lulzim braves dhe Alibashës të cilët janë një sekt ndaj ne të bashkohemi në moralin tonë, në besimin tonë për një fitore të0 shkëlqyer. “

 

Mallakastra është ndër të paktat bashki ku kandidati i grupimit Alibeaj, Agron Kapllanaj është favorit për bashkinë të cilën e fitoi njëherë në vitin 2015.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy