Nuk i bojkotojmë zgjedhjet”/ Berisha sulmon diplomatët amerikanë Juri Kim dhe Metju Palmer: Tifozë të Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk i bojkotojmë zgjedhjet”/ Berisha sulmon diplomatët amerikanë Juri Kim dhe Metju Palmer: Tifozë të Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha nuk i kurseu edhe këtë të martë në bashkëbisedimin me gazetarët, sulmet ndaj diplomateve amerikan. Ai tha se ambasadorja Yuri Kim si dhe zyrtari i lartë I DASH, Metju Palmer prisnin me padurim fitoren e edi Ramës në zgjedhjet e 2021.

 

Ne na duhet një dialog shumë intensiv. Sepse ky grup jo vetëm ndërmori aktet më të turpshme dhe kriminale ndaj opozitës dhe pluralizmit, por ky grup i siguroi kësaj organizate kriminale mbrojtjen më të fuqishme ndërkombëtare, evidente.Nuk duhet të harrojmë qëllimet më kryesore, se si shkohej dhe urohej për zgjedhje në natën e zgjedhjeve, dhe përsëri të nesërmen në kundërshtim me kodin, që thotë uro fitoren, por të presim shqyrtimin e ankesave. Është një standard që e dha ambasadori i SHBA në OSBE në Vjenë.Por këtë nuk e dha Juri Kim, nuk e tha Metju Palmer. Prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës.Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij?A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin.Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota.Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim.Ndaj e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike.

 

Advertisement

Berisha paralajmëroi se aid he grupi I tij nuk do ti bojkotojmë zgjedhjet pasi kanë vendimin e gjykatës që I bën legjitim.

 

Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral.Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet.Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve.Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet.Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar.Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë.Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy