Berisha për Yuri Kim: Thirrjet e gurvenatores shkelin parimet kryesore të demokracisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha për Yuri Kim: Thirrjet e gurvenatores shkelin parimet kryesore të demokracisë

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilluar këtë të martë një takim me mbështetësit e tij demokratë në Shkodër.

 

Në fjalën e tij, ai përmendi ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, e cila iu drejtua dje kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit me disa pyetje, ku iu kujtonte emrat e personave të shpallur “non grata” nga DASH.

 

Advertisement

Berisha theksoi se deklarata e ambasadores është absurde dhe shkel parimet kryesore të demokracisë.

 

“Nuk po ndalem te thirrjet e guvernatores që më kujton partinë komuniste të Frimanit, amerikanit që vinte dhe thoshte se demokracia që kishim ne në komunizëm, është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregullat, por shkel parimet kryesore të demokracisë. Ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA. Asgjë nuk do e lëkundë besimin tonë në ato vlera. Madje do përpiqemi gjithmonë e më shumë t’i konsolidojmë. Ndaj ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit, që jeni ADN-ja e PD-së, që në këtë revolucion dhe betejë, që ka për qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj, rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre, ta vazhdojmë dhe të jepni kontributin tuaj dhe jam i bindur se përsëri do të ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do fitojmë,” tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy