Berisha, porosi për “McGonigal”/ Kreu i PD mbledh deputetët për betejën në parlament

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha, porosi për “McGonigal”/ Kreu i PD mbledh deputetët për betejën në parlament

Kryetari i PD Sali Berisha dhe te gjithe deputetet demokrate jane pergatitur per perballjen e pare me kryeministrin Rama ne lidhje me ceshtjen e ish-zyrtarit te larte te FBI, McGonigal neser ne parlament.

 

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar Berisha theksoi se mocioni me debat do te shfrytezohet per te treguar te verteten sipas PD per lidhjet e shefit te qeverise Rama me McGonigal.

 

Advertisement

“Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.”

 

Por pertej zhvillimeve ne parlament neser, Berisha nuk la jashte vemendjes vendimin e gjykates se Apelit te premten, ne 3 mars.

 

Advertisement

 

“Une ç’eshte e verteta perseri nuk mund te paragjykoj sepse mendja ime nuk pranon qe 3 gjykates tem und te marrin nje vendim qe do te shkoje ne kohera si perpjekja per te perjashtuar opoziten nga zgjedhjet. “

 

Gjate mbledhjes se grupit kreu I pd berisha komentoi edhe projekt vendimin e qeverise per shembjen e pallateve qe jane ndertuar para 50 viteve duke e cilesuar ate si shtetezim te banesave te shqiptareve.

Advertisement

 

 

“Me qelllimin e vetem per te vendosur qytetaret shqiptare nen presionin e trafikanteve dhe oligarkeve. Cdo vendim pronesie duhet te kaloje nepermjet gjykatave. Askush nuk ka te sigurte as shtepine dhe as truallin.”

 

Advertisement

Neser per here te pare kryeministri Rama do te flase ne parlament per lidhejt me ish zyrtarin e larte te FBI, McGonigal dhe séance pritet te kete diskutime te ashpra per shkak te qendrimit te opozites ne raport me kete ceshtje.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy