Berisha: Rama korruptoi ish-drejtuesin e FBI, akt i pabesë edhe ndaj SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama korruptoi ish-drejtuesin e FBI, akt i pabesë edhe ndaj SHBA-ve

Lideri i opozitës Sali Berisha teksa foli gjatë para protestuesve në sheshin para kryeministrisë, e konsideroi Edi Ramën një rrezik madhor për sigurine e Shqiperisë, por jo vetëm.

 

Ai tha se me Ramën në qeveri, Shqiperia shihet si vendi ku pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.

 

Advertisement

Revolucioni ynë do të fitojë!Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën.Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë.Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale. Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët?Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!

 

 

Berisha shtoi se takimet dhe marrëveshjet e fshehta kriminale me ish-dreejtuesin e FBI McGonigal për të shpërbërë opozitën, janë një akt i pabesë edhe ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA. Ndaj, sipas Berishës, Edi Rama nuk është më legjitim.

Advertisement

 

 

Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.Mjerë ti!Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy