Berisha: Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet; ne do ta përjashtojmë atë nga Shqipëria!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet; ne do ta përjashtojmë atë nga Shqipëria!

Duke i folur mbështetesve të tij në protesten para kryeministrisë, Sali Berisha e akuzoi Ramën për të disatën herë si shkaktarin kryesor të largimit të njerezve nga vendi.

 

Ai tha se në 8 vitet e fundit nga vendi kanë ikur 35% e popullatës.

 

Advertisement

Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur.Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera.Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian.Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

 

Lideri historik i opozitës “kërcënoi” Ramën duke thënë se nëse ai guxon të përjashtoje PD nga zgjedhjet, fati i tij do të jetë i shkruar, do të jetë ai që do të duhet të largohet nga vendi.

 

Advertisement

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në.Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria!Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve.Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion.Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy