Berisha sot në Burrel/ “Foltorja” nis me një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sot në Burrel/ “Foltorja” nis me një minutë heshtje për aksidentin tragjik në Bullgari

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në Burrel për të zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës.

Ai është pritur me brohorima dhe entuziazëm, nga qindra demokratë të cilët janë mbledhur para Pallatit te Kultures.

Ndyrshe nga herët e tjera, sot “foltorja” ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

 

Advertisement

“Do t’ju ftoja të mbanim 1 minutë heshtje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur sot në Bullgari”, u shpreh zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo.

Edhe më herët, ish-kryeministri shprehu ngushëllimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy