Berisha takon 60 kandidatët e PD/ “Rama, skenar me tre faza për shkatërrimin e opozitës”  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takon 60 kandidatët e PD/ “Rama, skenar me tre faza për shkatërrimin e opozitës”  

Kur nga zgjedhjet lokale na ndajnë rreth 3 muaj, kyetari i Partise Demokratike Sali Berisha u bëri apel kandidatëve të opozitës të fokusohen tek fushata elektorale për të fituar betejën e 14 majit.

 

 

Gjatë një takimi me 60 politikanët që do të garojnë përballe Partise Socialiste për bashkitë e vendit, Berisha u shpreh i bindur se opozita do ta fitojë këtë betejë.

Advertisement

 

SALI BERISHA
KRYETAR I PD

Advertisement

 

“Fitorja në keto zgjedhje ka një rëndësi të jashtëezakonshme historike. Keni të gjithë potencialet për të fituar zgjedhjet.”

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po aplikon një skenar me tre faza për shkatërrimin e opozitës. Sipas Berishës faza e parë ishte shfrytezimi i lidhjeve me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për të hapur hetim ndaj Lulzim Bashës, faza e dytë ishte shpallja non-grata e liderit historik të PD dhe faza e tretë ka lidhje me logon e Partisë Demokratike

Advertisement

 

“O burra tu marrim logon dhe flamurin në menyrë që këta të mos hyjnë në zgjedhje.”

Advertisement

Kryetari i PD premtoi se opozita nuk do t’i harrojë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

 

“Ky është një kufomë e pakallur. E shohim që çdo ditë Shtetet e Bashkuara nuk i ndahen. Ju garantoj se dhe në çdo ditë nuk i ndahemi, dhe nuk do i ndahemi derisa t’i jap vendin e merituar.”

Advertisement

Në 11 shkurt opozita do të zhvillojë protestën e parë për këtë vit përpara selisë së qeverisë. Shtylla kryesore e protestës janë lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë McGonigal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy