Berisha ulet në tryezën e Bardhit/ Për herë të parë 43 deputetë të opozitës bëhen bashkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha ulet në tryezën e Bardhit/ Për herë të parë 43 deputetë të opozitës bëhen bashkë

Pas dy vitesh përplasje të ashpra lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi kanë vendosur të bashkojnë forcat në betejën kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Të dy politikanët janë ulur përballë njëri-tjetrit së bashku me 37  deputetë të PD dhe 4 drejtuesit e partive aleate dhe kanë rënë dakord që nga sot ata do të ndërtojnë betejën parlamentare si një grup i vetëm parlamentar.

 

SALI BERISHA

“Unë mendoj se ky takimi ynë i sotëm është mesazhi më i duhur që ne iu dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve, që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite qëndruan si idealistë dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit.”

Advertisement

 

Prioritet i 43 deputetëve të opozitës do të jetë reforma elektorale, por për këtë ata duhet të luftojnë se pari Lulzim Bashën për të marrë drejtimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili aktualisht drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

 

 

Advertisement

Deputetët do të bashkojnë forcat edhe për të ngritur 3 komisione hetimore si dhe do të mblidhen së bashku si një grup i vetëm parlamentar për të vendosur strategjinë që do të ndjekin në séancë plenare. Por për momentin bashkëpunimi do të jetë politik dhe as Bardhi nuk do të anulojë përjashtimin e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë, e as nuk do të synohet ndërtimi i një grupi të ri parlamentar. Por sot edhe Sali Berisha edhe Gazment Bardhi i harruan akuzat e ashpra ndaj njëri-tjetrit.

 

 

Në këtë tryezë munguan 11 deputetë të PD të drejtuar nga Lulzim Basha, 4 deputetët e PDIU ndërkohë që Partia e Lirisë nuk u ftua nga Gazment Bardhi në këtë takim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy