Blerina Bala kryebashkiake e Himarës, reagon Rama: Përpjekja e dështuar për të penguar votimin tregoi se himariotët s’janë pjesë e llogores së konfliktit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Blerina Bala kryebashkiake e Himarës, reagon Rama: Përpjekja e dështuar për të penguar votimin tregoi se himariotët s’janë pjesë e llogores së konfliktit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas komandimit të Blerina Balës ditën e sotme në kryet të bashkisë Himarë. Rama e shikon si një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Rama thotë se përpjekja e dështuar e një grushti individësh për ta penguar këtë zhvillim, tregoi se himariotët nuk i përkasin llogores së konfliktit.

Edi Rama: Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.

Blerina Bala është votuar për të drejtuar Bashkinë e Himarës, me 16 vota pro.

Kandidati tjetër, Pervin Gjikuria, u tërhoq gjatë procesit të votimit.

Advertisement

Mbledhja për caktimin e drejtuesit të ri, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg, u mbajt në bashki me dyer të mbyllura. Kjo pasi në sallën e Këshillit Bashkiak pati tensione, sidomos në momentin kur aty hyri Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.

“Së pari, më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë në punë, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe”, tha Blerina Bala pas mbledhjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy