Borë dhe shi në vendin tone/ ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Borë dhe shi në vendin tone/ ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe me temperatura të ulëta.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije situatën e krijuar nga moti i keq sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore.
Sipas ARRSH reshje bore ka pasur në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset.

 

Advertisement

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore  në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale 🚗 pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në postimin e ARRSH.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy