
Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 4 persona që u arrestuan të shtunën pas kapjes së 6 kilogramëve kokainë dhe heroinë. Operacioni “Kutia e Pandorës”, çoi pas hekurave, Brikena Frakullin, Hortenca Biçakun, Klevi Banushin dhe Artur Kriston.
Frakulli, e proceduar në vitin 2015 për të njëjtën vepër penale mori përsipër kryerjen e aktivitetit kriminal, ndërsa shpjegoi se djali i saj Klevi Banushi ndodhej rastësisht në apartament.
Për Hortenca Biçakun, 40 vjeçarja u shpreh se është dadoja e vajzës së saj 4-vjeçare, ndërsa Artur Kristo është punonjës i një ferme në pronësi të Brikena Frakullit.
Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kilogramë e 800 gramë heroinë, 2 kilogramë e 110 gramë kokainë të ndara në doza, gati për shitje. Po ashtu, blutë sekuestruan shuma të mëdha parash, rreth 84 mijë euro dhe 4 milionë lekë.