Celibashi: Numërimi duhet të mbarojë para orën 22:00, procesi i rregullt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Celibashi: Numërimi duhet të mbarojë para orën 22:00, procesi i rregullt

Kryekomsioneri Ilirjan Celibashi bëri me dije se orar zyrtar i parashikuar në ligj për përfundimin e procesit të numërimit të votave është ora 22:00 e kësaj të hëne.

 

Në një deklaratë për mediat, ai nënvizoi se për 34 bashki ka përfunduar numërimi, ndërsa të tjerat janë në proces.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Celibashi deklaroi se numërimi i votave nuk është karakterizuar nga parregullsi apo incidente.

 

Madje, ai theksoi se puna e kryer është më e mirë se ajo e zgjedhjeve parlamentare të 2021.

 

Advertisement

Në vlerësimin tim, vecanërisht numërimi po shkon shumë mirë, edhe më mirë se 2021. Kemi thuajse aspak incidente, vetëm një rast në Kavajë që po verifikojmë.

 

Në asnjë KZAZ nuk ka problem në numërimin e fletëve të votimit. Uroj të përfundojë në orar. Iu kemi kërkuar KZAZ të vijojnë procesin pa ndërprerje, është i lodhshëm por duhet ta bëjnë.

 

Advertisement

Kemi kërkuar nga anëtarët e KZAZ një listë të grupeve numërimit që do kryejnë zëvendësimet. Iu kemi kërkuar që me përjashtim të rasteve kur ka proces vendimarrës të kenë një sistem rotacioni.” u shpreh ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy