Numërimi elektronik shpresa për dy bashki/ Celibashi: Qeveria nuk do t’ia mohojë KQZ mbështetjen financiare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numërimi elektronik shpresa për dy bashki/ Celibashi: Qeveria nuk do t’ia mohojë KQZ mbështetjen financiare

Përveç Vorës, në zgjedhjet e 14 majit mundësia është që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet edhe në të paktën dy bashki të tjera.

 

Ilirjan Celibashi beson se qeveria nuk do t’ia mohojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbështetjen financiare për ta shtrirë në më shumë se një bashki nga 61 në vend.

 

Advertisement

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Advertisement

Këtë javë ose maksimumi javën e ardhshme do të marrim një përgjigje të qartë nga qeveria nëse i disponon paratë.

 

Bashkitë ku vullneti politik i zgjedhësit do të votohet dhe numërohet elektronikisht nuk janë përcaktuar. Mes të preferuarave janë ato të mëdhatë si Elbasani, Durrësi, Shkodra, Korça apo Fieri.

 

Advertisement

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Advertisement

Do të preferonim që të kishim dy bashki të mëdha dhe ndoshta një bashki relativisht mesatare. Të themi në total në 400 qendra votimi të zbatohej numërimi dhe votimi elektronik.

 

Ashtu si ky vendim edhe ai se kush është kryetari i Partisë Demokratike nuk janë kopetencë e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Advertisement

Deri në 6 mars, ku partitë politike duhet të rregjistrohen për vendoret e majit, Ilirjan Celibashit thotë se çdo vendimarrje për rregjistrimin e komisionerëve dhe numërusve të PD-së do të bazohet në vendimin e gjykatës dhe regjistrit kombëtar të partive.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

Advertisement

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacionin në KQZ dhe ky legjimitetit bazohet në një dokumentacion që prodhohet nga një institucion tjetër, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në mënyrë të posaçme nga rregjistrit i kësaj gjykate që mban të gjitha të dhënat e partive politike.

 

Advertisement

Në statusin juridik të deritanishëm, vula dhe logoja e PD-së i përket grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Dhe si e tillë si përfaqësues ligjor të saj në KQZ njeh Marash Logun dhe Indrit Sefën  të Lulzim Bashës dhe jo Ivi Kason e Sali Berishës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy