Çështja “McGonigal”/ Gogu: Rama po bën punën e tij, i vetmi faj që ka është heshtja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çështja “McGonigal”/ Gogu: Rama po bën punën e tij, i vetmi faj që ka është heshtja

Deputeti i PS Toni Gogu ka komentuar zhvillimet politike në Kuvend dhe debatin me mocion që u zhvillua në Kuvend për çështjen McGonigal.

 

 

Në një intervistë për Vizion Plus Gogu tha se akuzat e opozitës janë pavend, ndërsa thekson se pakica në Parlament duhet të merret më parë me shpalljen non grata të Berishës në SHBA.

Advertisement

 

Sipas tij, deputetët e opozitës po i bien në qafë një kryeministri që po bën punën e tij e që të vetmin gabim që Rama ka sipas tij është që ka heshtur.

 

 

Advertisement

“Çudia është se si imazhi i Shqipërisë nuk është dëmtuar nga shpallja non grata e drejtuesit të tyre, që sot Foltorja dhe vula u bashkuan të gjithë në një refren. Nuk arrijnë dot të bëjnë distancimin. Do i merrja për bazë nëse ata do merreshin një herë e veten

 

Do e kisha pranuar argumentin e tyre nëse do merreshin me argumentin e tyre e me faktin e shpalljes non grata të Berishës. Ti kërkosh llogari një kryeministri që  është në punën e vet e të vetmin faj që ka bërë është që ka heshtur, duke respektuar kodin e hetimit”, tha Gogu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy