“Çlirohen” gradat për policinë/ Pritet të shtohen drejtuesit e lartë, kryekomisarë e komisarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çlirohen” gradat për policinë/ Pritet të shtohen drejtuesit e lartë, kryekomisarë e komisarë

Policisë së Shtetit pritet ti shtohen 52 drejtues si dhe 520 kryekomisarë e komisarë. Ky është urdhëri i kreut të policisë Muhamet Rrumbullaku i cili ka vendosur një afat një mujor për aplikimet duke nisur nga data 17 nëntor deri më 17 dhjetor. Në këtë periudhë të gjithë efektivët që duan të rriten në karierë kanë mundësi që të dorëzojnë aplikimin në mënyrë që të përfitojnë rritjen e gradës aktuale që kanë.

 

Konkretisht policisë pritet ti shtohen 12 drejtues të parë, 40 drejtues, 200 kryekomisarë dhe 320 komisarë.

 

Advertisement

Gradat ishin për një kohë të gjatë të pezulluara. Hera e fundit që u vendos për hapjen e tyre ishte në kohën kur në krye të Policisë ishte Gledis Nano. Por një nga urdhrat e parë të Rrumbullakut sapo u emërua në krye të këtij institucioni ishte pikërisht bllokimi i tyre.

 

Këto ndryshime vijnë në një kohë kur policia e shtetit po përballet me një situatë problematike, kjo pasi nga dosjet e SPAK rezultoi se disa drejtues ishin të përfshirë në bandat kriminale në trafik droge, pastrim parash apo edhe të implikuar në vrasje. Jo vetëm kaq, por ka dyshime se në Prokurorinë e Posaçme janë edhe efektivë të tjere tw lartë që po hetohen si të përfshirë në veprimtari kriminale. Dosja Metamorfoza pritet që të sjellë largime të tjera nga policia, pasi ka rezultuar se ishin përdorues të aplikacioneve Sky, zbardhja e tw cilave ka nxjerrë në dritë një serë krimesh të rënda.

 

Advertisement

Edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka paralajmëruar procesin e vetëpastrimit ku çdo efektiv që ka lidhje me personazhet e bandave do të përjashtohet nga rradhët e uniformave blu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy