Çmimet e banesave kanë arritur pikun, çfarë presim në 2024?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimet e banesave kanë arritur pikun, çfarë presim në 2024?

Agjentët imobiliarë janë të mendimit se çmimet e banesave këtë vit, nuk pritet të kenë luhatje të mëdha. Sipas Jonian Antoni përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha në treg, çmimet kanë arritur nivelin tavan, ndaj pritshmëritë janë se nuk do të ketë shtrenjtim të ndjeshëm, përveç disa zonave.

Prona ka një cikël. Çmimet nuk mund të rriten pa limit. Mendoj se ato kanë arritur një nivel tavan. Sigurisht do të ketë zona që do të shtrenjtohen çmimet, por në varësi të zhvillimit që do të marrin zona të caktuara. Supozojmë që hapja e tunelit të Llogorasë, e pritshme që do të rrisë çmimet në Vlorë apo dhe përtej qytetit. Ku ka investim e të mëdha do të ketë dhe rritje çmimesh. Por në një mesatare, unë mendoj se çmimet do të luhaten pak a shumë me një rritje 5% për këtë vit, por edhe për 2025“- sqaroi Antoni në emisionin E-ZONE

Banka e Shqipërisë në vrojtimin e saj mbi tregun e pasurive të patundshme evidenton se 6-mujorin e parë 2023 çmimet u rritën me 11%. Ndërsa pronat e shitura arritën në 1150, nga 933 të shitura në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Por rishikimi i çmimeve të referencës, që do të kryhet në të gjithë zonat bregdetare, për ndërtuesit do të përkthehet në rritje çmimi.

Advertisement

Ndërtuesit vërtet kanë kosto të rritura, por këto kosto nuk mund të transferohen  gjithmonë  100 % në çmimin final për konsumatorin. Tregu  ka konkurrencë, ndaj për pasojë kjo situatë amortizon rritjen abuzive dhe pa limit të çmimeve në treg”- tha Antoni

Vetëm si 9-mujorë, në të gjithë Shqipërinë gjatë vitit të kaluar janë dhënë 1300 leje ndërtimi, ku përqendrimi më i madh është në Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy