Çmimet e ushqimeve/ Rama hyn vetë në marketet e lagjeve: Fitimi i bizneseve të jetë superminimal

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimet e ushqimeve/ Rama hyn vetë në marketet e lagjeve: Fitimi i bizneseve të jetë superminimal

Kreu I qeverisë doli vetë në terren për të parë nga afër cmimet e shportës së ushqimeve në markete.

Rama shoqërohej nga Ministrja Ibrahimaj teksa hynë në një market lagjeje në Tiranë.

Teksa takoi administratorin e marketit, Kryeministri I tha atij se marzhi i fitimit  nga bizneset në këto moment krize duhet të jetë superminimal.

 

Advertisement

“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”.

 

Për të kontrolluar abuzimet dhe cmimet me ushqimet e shportës, Rama ka krijuar një Bord sikurse bëri edhe për cmimet e karburanteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy