Çudit Korça/ Rritet numri i të infektuarve, ja arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çudit Korça/ Rritet numri i të infektuarve, ja arsyeja

Rikthehen rastet e të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Korçës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste në juglindje të vendit 9 prej të cilëve në Korçë, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, 2 në Pustec, 1 në Maliq.

Rastet e shtuara sipas mjekëve kanë ardhur edhe për shkak të rritjes se numrit të turistëve gjatë ditëve të fundit, ashtu siç ka edhe raste të tjera familjare të infekuar nga ceremonitë mortore. Burime pranë Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se po punohet për të shkëputur në kohën e duhur zinxhirin e transmetimeve.

Mjekët gjithashtu bëjnë me dije se ky është rasti i parë që infektimet me Covid-19  perfshijnë të gjitha bashkitë e juglindjes përjashtim bën Bashkia e Kolonjës.

Nga ana tjetër ulet numri total i të infektuarve në rang qarku kjo edhe për shkak se çdo ditë dalin nga kushtet e karantinimit të infektuar të cilët kanë kaluar Covidin.  Zyrtarisht bëhet me dije se në qark vazhdojnë të jenë të infektuar aktiv 248 persona. Mjekët epidemiologë ju kërkojnë qytetarëve të shmangin tubimet si dhe të ruajnë distancën sociale. Nderkohë të infektuarve ju bëjnë thirrje të respektojnë ditët e karantinës dhe të mos lëvizin në vende publike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy