“Dan Hudra komisioneri i Saliut”/ Ulsi Manja përplaset me Berishën për vrasësin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dan Hudra komisioneri i Saliut”/ Ulsi Manja përplaset me Berishën për vrasësin

Ngjarja e rëndë e vrasjeve në seri me autor Dan Hutrën nuk ka kaluar pa diskutime në seancën plenare të kësaj së enjte. Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se autori ishte patronazhist dhe informator i policisë ka ardhur dhe përgjigja e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky i fundit deklaroi se në fakt autori i ngjarjes makabre ka shërbyer si komisioner i Berishës për 16 vite në qeli.

 

Në të njëjtën kohë, ministri i Drejtësisë shtoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht nga ish-kryeministri.

 

Advertisement

“Do të kishte qenë rezultativ një debat për dhunën me bazë gjinore dhe për dhunën në familje. Unë bashkohem me dhimbjen për viktimat e djeshme të atij krimi makabër, por ju dhe ato i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme.

Madje, Saliu këtu edhe autorin e atij krimit të katërfishtë, pa pikë turpi e quajti patronazhist kur të gjithë e dinë se për 16 vite në burgjet shqiptare ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto, por ju s’keni nga t’i dini”, deklaroi ai.

 

Dan Hutra 40 vjeçari me origjinë nga Kukësi ishte një person i skeduar nga policia për një sërë veprash penale. Ai kishte vrarë ish-bashkëshorten e tij dhe përdhunuar kunatën. Ndërkohë, nga kornologjia e ngjarjes së të mërkurës mbetën të vrara tre gra dhe të plagosura rëndë tre të tjera.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy