
E rrahu dhe e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë për ta hedhur në det. Ky është përfundimi i raportit mjeko-ligjor për 26-vjeçaren Garyfallia e cila u vra nga i dashuri në Folegandros të Greqisë.
Sipas gjetjeve të ekzaminimit të shërbimit mjeko-ligjor të Pireut, i kryesuar nga eksperti mjekësor Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u tërhoq nga deti nga zyrtarët e portit, kishte të nxira nga grushti në syrin e djathtë, gërvishtjet në anën e djathtë, si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës së saj.
Gjithashtu, nga goditjet në shkëmbinj, kafka e saj është çarë. Të gjitha goditjet, por edhe zvarritjet në shkëmbinj janë bërë ndërsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor.
Në larg dhe mushkëritë e dsaj u gjet shumë ujë deti, ndërsa gjithashtu kishte shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë. Autori e hodhi atë në det, ndërsa vdekja erdhi si pasojë e mbytjes.