Del ekspertiza për vrasjen e 26-vjeçares në Greqi: I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del ekspertiza për vrasjen e 26-vjeçares në Greqi: I dashuri e rrahu, e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi në det

E rrahu dhe e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë për ta hedhur në det. Ky është përfundimi i raportit mjeko-ligjor për 26-vjeçaren Garyfallia e cila u vra nga i dashuri në Folegandros të Greqisë.

Sipas gjetjeve të ekzaminimit të shërbimit mjeko-ligjor të Pireut, i kryesuar nga eksperti mjekësor Elias Bogioka, trupi i pajetë i Garyfallia, i cili u tërhoq nga deti nga zyrtarët e portit, kishte të nxira nga grushti në syrin e djathtë, gërvishtjet në anën e djathtë, si dhe një plagë 4-5 cm në anën e djathtë të kokës së saj.

Gjithashtu, nga goditjet në shkëmbinj,  kafka e saj është çarë. Të gjitha goditjet, por edhe zvarritjet në shkëmbinj janë bërë ndërsa Garyfallia ishte gjallë, sipas ekzaminimit mjeko-ligjor.

Në larg dhe mushkëritë e dsaj u gjet shumë ujë deti, ndërsa gjithashtu kishte shenja të mavijosjeve në gjirin e djathtë. Autori e hodhi atë në det, ndërsa vdekja erdhi si pasojë e mbytjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy