Delegacioni parlamentar shqiptar takon kreun e Asamblesë së KiE, Gjylameti: Platformë bashkëpunimi për avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delegacioni parlamentar shqiptar takon kreun e Asamblesë së KiE, Gjylameti: Platformë bashkëpunimi për avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit

Kryetarja e Delegacionit parlamentar shqiptar Blerina Gjylameti sëbashku me deputetet Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj dhe Jorida Tabaku zhvilluan një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Tiny Kox.

 

Znj. Gjylameti e njohu z. Kox me rezolutën e miratuar nga parlamenti shqiptar në mbështetje të Ukrainës, ndërsa vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Asamblesë Parlamentare dhe kontributin e Këshillit të Evropës në përgjithësi në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

 

Advertisement

“Uruam z. Tiny Kox për zgjedhjen në krye të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ishte kënaqësi të dëgjonim prej Tij vlerësimin për reformat e ndërmarra nga Shqipëria në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Dakordësuam nevojën për mbështetjen dhe kontributit pozitiv që mund të japë Asambleja Parlamentare e KiE-së për avancimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. Me Presidenti Kox u dakordësuan për një platforme bashkëpunimi përgjatë gjithë mandatit të tij, që do të ndihmojë vendet tona në rrugën e integrimit të plotë në BE, por edhe për të konsoliduar më tej sinergjinë dhe politikat e bashkëpunimit mes organeve të Këshillit të Evropës për të promovuar parimet kryesore të Këshillit të Evropës. Një vëmendje të veçantë në këtë takim mori dhe nevoja për një përqasje më pragmatike dhe objektive të Asamblesë Parlamentare në mënyrë që të pasqyrojë realitetin e ri, e ku padiskutim qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë më shumë përfitime të njëjta me ato të vendeve anëtare”, shkruan Gjylameti në Facebook.

 

Kryetarja e delegacionit, Blerina Gjylameti theksoi nevojën për një përqasje më pragmatike dhe objektive të Asamblesë Parlamentare sa i takon procesit të monitorimit dhe vlerësoi hapat e ndërmarra për të reformuar këtë proces në mënyrë që të pasqyrojë realitetin e ri në të 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

 

Advertisement

 

Delegacioni parlamentar shqiptar takon kreun e Asamblesë së KiE, Gjylameti: Platformë bashkëpunimi për avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy