DETAJE/ Baza e grupit kriminal në Tiranë, Laç dhe Burrel, armët e kapura në “Myslym Shyrr” dyshohet se u trafikuan nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Baza e grupit kriminal në Tiranë, Laç dhe Burrel, armët e kapura në “Myslym Shyrr” dyshohet se u trafikuan nga Kosova

Një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara u zbulua nga policia në Tiranë.

Një 34-vjeçar, i cili dyshohet se posedonte armët është arrestuar në kuadër të operacionit “The Van”.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se armët ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e “Myslym Shyrit”, edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Advertisement

Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy