Detaje tronditëse- Si ndodhi aksidenti i rëndë me dy viktima në Tiranë/ “Audi” thyen barrierat dhe bie mbi “Hondën”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje tronditëse- Si ndodhi aksidenti i rëndë me dy viktima në Tiranë/ “Audi” thyen barrierat dhe bie mbi “Hondën”

Policia ka saktësuar informacionet për aksidentin e rëndë.

 

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

 

Advertisement

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy