DETAJE/ Xhelilaj punonte në bankë, si i zhvati 26-vjeçarit mbi 200 mijë euro me premtimin se do ta bënte aksioner në kompaninë turke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DETAJE/ Xhelilaj punonte në bankë, si i zhvati 26-vjeçarit mbi 200 mijë euro me premtimin se do ta bënte aksioner në kompaninë turke

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson detaje të reja nga arrestimi i Lorin Xhelilajt, i cili u arrestuar ditën e sotme.

Xhelilaj akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 215 eurosh nga një 26-vjeçar.

Krimi Ekonomik i Tiranës ka arritur që të zbardhë të plotë rastin e mashtrimit.

Xhelilaj,  i cili punonte në një bankë të nivelit të dytë, kishte arritur që përmes mashtrimit t’i zhvasë 215.000 euro një 26-vjeçari i identifikuar si Denis Buzali.

Advertisement

Xhelilaj i kishte premtuar Buzalit se në këmbim të shumës së madhe të parave do t’i siguronte atij nxjerrjen e një pasaporte bullgare dhe investimin në një kompani private si aksioner me seli në Turqi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjend një shumë lekësh prej 108600 Euro.

I riu akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash si dhe pastrim i produktes së veprës penale./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy