Prindër, fëmijë dhe të moshuar kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët njëzëri kanë kërkuar më shumë siguri për të vegjlit e tyre.
Në kërkesën e tyre, qytetarët kërkojnë nga institucioni arsimor shtim të stafit të punonjësve si dhe më tepër kontrolle për kualifikimin e edukatoreve.
Një prej protestueseve u shpreh se në kopshte edukatoret nuk janë të përgatitura dhe nuk kanë kualifikimin e nevojshëm për t’u kujdesur për të vegjlit.
“Jam shumë e indinjuar për atë që i ndodhi fëmijës. Prokuroria duhet ta fusë brenda edukatoren. Nuk mund të punohet pa licencë në mes të Tiranës. Ku janë organet kompetente? Duhet patjetër kontrolle në kopshte dhe çerdhet private. Këtë të shohë ministria. Këtu fillon edukimi dhe prandaj bëhet çdo gjë. Merren edukatoret dhe nuk dihet përgatitja ose profili i tyre. I kam bredhur me radhë çerdhet, të gjitha thonë se nuk kanë diploma për këtë punë.
AdvertisementKëtë të bëjë ministrja, le të rregullojë këtë problematikë për brezin e vogël. Kontrolli duhet të nisë nga shteti. 40 fëmijë janë në shtet për 2 edukatore në shtet. Ato janë heroina, por është e pamundur. Po pranojmë këta emigrantët, po këta të vegjlit tanë?”-u shprehën protestuesit mes të tjerash.