Digjet në Shkodër automjeti pa targa dhe me numër shasie të hequr, dyshime se është përdorur në ngjarje kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjet në Shkodër automjeti pa targa dhe me numër shasie të hequr, dyshime se është përdorur në ngjarje kriminale

Një automjet u dogj mbrëmjen e së shtunes në fshatin Grudë të Shkodrës. Flakët e zjarrit shkrumbuan automjetin pa targa dhe numër shasie të hequr.

Ngjarja u regjistrua në oret e vona te mbrëmjes në një rrugë dytësore, ndërsa dyshimet e para jane për një zjarr të qëllimshëm.

Pas shuarjes së flakëve nga ana e shërbimit zjarrfikës, grupi hetimor në policinë e Shkodres nisi punën për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Nga verifikimet e policisë rezulton se kjo makinë është braktisur nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është djegur me benzinë duke u shkrumbuar plotësisht.

Advertisement

Grupi hetimor është duke bërë këqyrjen e automjetit nëse mund të gjejë numrin e shasisë të automjetit në pjesë të tjera për të arritur identifikimin se kush e ka patur në pronësi.

Deri më tani mbetet e paqartë ngjarja ne fjalë dhe kujt i përket automjeti.

Forcat e policisë po hetojnë çdo pistë të mundshme, si dhe nëse kjo makinë është përdorur ne ngjarje kriminale.

Ndërkohë një ditë më parë u përfshi nga flakët një tjetër automjet që i përket një punonjësi policie i cili ka afro një vit që ka nisur punën me uniformat blu.

Advertisement

Edhe kjo ngjarje rezulton e qëllimshme pasi në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton një shtetas që i vë flakën mjetit në fjalë.

Përveç djegieve, në 24 orët e fundit në Shkodër ka ndodhur një tjetër ngjarje.

Një automjet tip Range Rover u tentua të vidhet. Autorët kanë thyer xhamin dhe kanë hequr sistemin e alarmit por nuk kanë arritur që ta ndezin automjetin dhe pasi ka dalë i pronari i makinës nga shtëpia janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Policia po heton edhe këtë ngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy