
Arritjet dhe vërejtjet e dala nga progres-raporti i Komisionit Evropian iu dorëzuan zyrtarisht qeverisë.
Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet jashtë vendit, atë e mori zëvendësja e tij, Belinda Balluku.
Kritikën e Bashkimit Evropian se miratimi i amnistisë fiskale kundër këshillave të BE-së dhe MoneyVal mund të rrezikojë luftën e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, numri dy i qeverisë e quajti hipotetike.
Belinda Balluku tha se qeveria nuk do të tërhiqet dhe se është në shqyrtim të shqetësimeve të ngritura nga Komisioni Evropian.
BELINDA BALLUKU
ZV/KRYEMINISTRE E SHQIPERISE
Është një vlerësim hipotetik. Fakti qe në po bëjmë një konsultim publik, fakti që në konsultohemi me parnerët tanë, për të bërë një proces sa më të mirë i cili nuk do të binte ndesh me kërkesat e komisionit por sigurisht nuk do të binte ndesh as me nevojën dhe dëshirën e shqiptarëve.
Për përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christiane Hohmann rreziku i pastrimit të parave nga aktivitetet kriminale është i drejtpërdrejt dhe jo një hamendësim.
CHRISTIANE HOHMANN
AMBASADORE E BE NE TIRANE
Advertisement
Më lejoni të citoj atë që thotë raporti. Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe MoneyVal mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.
Edhe në kritikën e Komisionit Evropian për pasaportat e arta, zëvendëskryeministrja sheh një hamendësim, për aq kohë sa është ende një projektligj në diskutim me gjithë faktorët ndërkombëtarë.
CHRISTIANE HOHMANN
AMBASADORE E BE NE TIRANE
AdvertisementBashkimi Evropian respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe. E dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do të duhet të marrë vendimin.
BELINDA BALLUKU
ZV/KRYEMINISTRE E SHQIPERISE
Advertisement
Është sërish një vlerësim hipotetik. Skema për dhënien e shtetësisë për investuesit nuk është finalizuar deri më sot. Edhe në këtë rast ne do t’i lexojmë të gjitha gjetjet e tyre dhe padyshim do të vazhdojmë konsultat me partnerët tanë evropianë për të adresuar ato që duhen adresuar.
Përveç kritikave për amnistinë fiskale e pasaportat e arta dhe vendosmërisë së qeverisë për t’i çuar para ato, në gjetjet e tij, Komisioni Evropian vëren një nivel të ulët të pandëshkueshmëris së zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe hapa pas në lirinë e medias.
DOREZOHET PROGRES-RAPORTI
BALLUKU: NUK TERHIQEMI NGA AMNISTIA FISKALE DHE “PASAPORTAT E ARTA”