Dumani raporton para KLP: Në 2023 u regjistruan 201 procedime për korrupsion! 8 prej tyre për zyrtarë të nivelit të lartë! 41 mln euro pasuri të sekuestruara e konfiskuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dumani raporton para KLP: Në 2023 u regjistruan 201 procedime për korrupsion! 8 prej tyre për zyrtarë të nivelit të lartë! 41 mln euro pasuri të sekuestruara e konfiskuara

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ditën e sotme po raporton në Këshilin e Lartë të Drejtësisë rezultatet e punës për vitin 2023.

Dumani tha se në vitin 2023 janë sekuestruar e konfiskuar 41 milionë euro pasuri me origjinë kriminale.

Dumani: 41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro.

Ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim.

Advertisement

Gjithashtu është rritur numri i procedimeve penale të reja 16 % krahasuar me vitin 2022. 

Konkretisht ne 2023 janë regjistruar

201 procedime penale për korrupsionin 

85 procedime për krimin e organizuar

Advertisement

13 procedime për terrorizmin.

Pergjimet 

Përgjimet janë përdorur në 109 procedime për vepra penale të korrupsionit dhe 77 procedime për krimin e organizuar.

“Në total ka një rritje prej 91 % të interceptimit të pajisjeve fundore” tha Dumani.

Advertisement

Gjatë vitit 2023 janë ngritur 10 skuadra të reja të përbashkëta hetimore, ndërsa hetimet vijojnë me 25 skuadra të përbashkëta hetimore me Italinë, Franca, Maqedonia e Veriut e Kosova.

Dumani është shoqëruar nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnand Xholi.

E pranishme është dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy