Dy të rinjtë vlonjatë kapen me 1870 fara kanabisi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy të rinjtë vlonjatë kapen me 1870 fara kanabisi

Policia e Vlorës arrestoi dy persona të cilëve iu gjeten një sasi e konsiderueshme e farave të kanabisit.

Të rinjtë,  E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, të dy banues në qytetin bregdetar ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Ata u kapën në lagjen “Pavarësia”, raporton Vizion Plus, dhe iu gjeten 1.870 fara kanabis dhe dy aparate celularë.

 

Advertisement

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas ushtronin aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
E. B., 29 vjeç dhe A. M., 20 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. B, duke i dorëzuar një sasi me fara kanabisi shtetasit A. M.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. M. dhe kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1870 fara të bimës cannabis sativa dhe 2 aparate celular.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy