Dy vite pas tërmetit/ Shumë objekte janë rindërtuar, të tjerët presin për fonde

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy vite pas tërmetit/ Shumë objekte janë rindërtuar, të tjerët presin për fonde

Kur kanë kaluar dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, shumë familje ende nuk janë kthyer në banesat e tyre.

 

Ky është Dari Dahriu, një nga banorët e qytetit të Durrësit . Prej dy vitesh ai jeton me qera, pasi apartamenti iu dëmtua nga lëkundja sizmike.

 

Advertisement

Pallati 5 katësh që ndodhet në lagjen numër 18, është shpallur me shkallë dëmtimi DS4, por aty ende nuk ka filluar puna për riforcimin e tij.

 

Me shpresën se një ditë do të rikthehet në shtëpi, Dariu tregon këto muaj kanë qenë nga më të vështirët për familjen e tij.

 

Advertisement

DARI DAHRIU

BANOR I DURRESIT 

Ne nuk e duam fare atë bonus. Ne presim. Mua nuk me leverdis bonusi para shtëpisë. Ka rënë tërmeti. Këtu s’kanë filluar ende puna. Po vij nga bashkia dhe thonë është miratuar fondi, por ende asgjë. Punimet me shpresë kur  të vijnë firmat. Unë s’po e bëj në formë ankese. Jam shumë i stresuar.

 

Advertisement

Pamundësia ekonomike nga ana tjëtër, ka bërë që shumë banorë të kësaj lagje të rikthehen dhe të jetojnë në banesat e dëmtuara, pavarësisht rrezikut që u kanoset.

 

 

 Ju lutem shumë. Më kanë prerë dritat, jam debitor. Shtëpia jonë është dëmtuar shumë.

Advertisement

 

Por nga ana tjetër, i gjithë Durrësi është kthyer në një kantier ndërtimi dhe po harron plagët e shkaktuara nga tërmeti. Nga 124 pallate të dëmtuara, në shumë prej tyre kanë filluar punimet, njëri prej të cilëve është dhe kompleksi Jeda.

 

ZENEL PASHA

Advertisement

INXHINIER ZBATUES

 

Nga data 20 qershor deri më tani vazhdojmë punimet. Janë gati 50 veta që punojnë në grupe. Kemi procese të ndryshme pune. Hekuri, tulla dhe muret. Kemi filluar dhe suvatimet elektrike dhe hidraulike. Tani janë bërë muret që po thuaj janë mbyllur. Tek ashensori janë bërë gati 60%. Po të mbajmë këtë linjë, shpresojmë që në prill i japim fund çdo gjëje.

 

Advertisement

Deri më tani programi rindërtimit sipas autoriteteve po ecën mirë, pavarësisht problematikave që janë shfaqur gjatë fazës së zbatimit të projekteve.

 

EMIRIANA SAKO

KRYETARE E BASHKISE DURRES

Advertisement

 

Kanë përfunduar 214 banese individuale në njësi administrative. Paralel me banesat individuale ka pasur 120 familje, të cilat kanë preferuar te marrin grantin e rindërtimit të plotë për ta rindërtuar vet banesën e tyre. Dhe ne kemi likuiduar 60% të këtij granti për 100 banesat e para, të cilat janë në proces pune. Nga ana tjetër, në fillim të këtij viti kemi përfunduar 105 pallate me dëme të vogla dhe të mesme.

 

Punimet me ritme të shpejta po ecin dhe në Manëz dhe në lagjen e re të Spitallës, ku pritet të strehohen qindra familje të tjera që humbën shtëpitë e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy