“E mbushur është kjo?” Policia e merr Deliun dhe e përball me armën dhe drogën e kapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“E mbushur është kjo?” Policia e merr Deliun dhe e përball me armën dhe drogën e kapur

VizionPlus.tv ka siguruar pamje nga momenti kur policia ka arrestuar Astrit Delun në Tiranë dhe e përball atë me provat që i sekuestruan. Në foto duket një sasi e madhe lëndësh narktoike si edhe një armë zjarri tip “Bereta”. Në momentin e gjetjes së armës në një çantë të vogël, njëri prej policëve e provon atë nëse është e mbushur duke e pyetur Deliun: “E mbushur është kjo?”.

Siç bëri me dije policia, Deliu e zhvillonnte aktivitetin në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet se prej 20 vitesh ka qenë shpërndarës i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

Vizion Plus mëson se në kuadër të këtij operacioni janë goditur 7 grupe kriminale.

Në total, janë ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 273 persona.

Advertisement

Operacioni është shtrirë në disa qarqe si Shkodër Vlorë, Fier Elbasan, Korçë etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, por edhe lloje të tjera. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe disa  armë zjarri.

Ndërhyrja e policisë është vijim i megaoperacionit “Tempulli” i realizuar disa muaj më parë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy