El Confidencial-i spanjoll: Megjithatë, ka një ndryshim të Spanjës në raport me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
El Confidencial-i spanjoll: Megjithatë, ka një ndryshim të Spanjës në raport me Kosovën

Gazeta spanjolle “El Confidencial”, ka raportuar që Spanja ani pse nuk është e hapur për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, Qeveria e saj po bën një hap drejt normalizimit gradual.

Kjo pasi që, në maj të vitit 2018, ish-kryeministri Mariano Rajoy, në samitin ballkanik të mbajtur në Sofje të Bullgarisë nuk kishte marrë pjesë për shkak se në të njëjtën tryezë i pranishëm ishte ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të marrë pjesë të mërkurën në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit në Brdo të Sllovenisë në të cilin pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova, gjë që le të nënkuptohet se midis marrëdhënieve të këtyre dy vendeve ka një përparim.

“Pedro Sanchez, Kryeministri i Qeverisë, do të ulet në të njëjtën tryezë me udhëheqësin e Kosovës, Kryeministrin Albin Kurti. Pa simbole kombëtare, pa gjeste ose detaje, por duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm”, raporton El Confidencial.

Advertisement

Sipas kësaj gazete, thuhet se “burimet diplomatike këmbëngulin se nuk ka ndryshim qëndrimi, dhe se është një normalizim i situatës”.

Megjithatë, kërkesa e kryeministrit Sanchez ishte që për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet – të mos ketë simbole shtetërore.

Sipas gazetës spanjolle “El Periodico”, nuk do të ketë flamuj ose simbole të asnjë vendi dhe shenjat e zakonshme të vendosura në tryezën e zënë nga secili prej pjesëmarrësve do të pasqyrojnë emrat e tyre, por pa specifikuar ndonjë pozicion të tillë si presidenti ose kryeministri.

Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ajo e mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Advertisement

Spanja gjithashtu mbështet zgjerimin e BE -së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por nga Qeveria spanjolle thuhet se samiti i kësaj jave nuk është thirrur për të folur për këtë mundësi anëtarësimi, por për marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me këto shtete.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit: Bosnja-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, (MV), Serbia dhe Shqipëria, ashtu edhe përfaqësuesit e institucioneve më të larta në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, para samitit midis BE-së dhe partnerëve ballkanikë, kryeministri spanjoll e priti në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy