EMRI/ Kapen 5 thasë me kanabis në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Kapen 5 thasë me kanabis në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

Policia e Durrësit ka sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis, të ndarë në 5 thasë. Sasia e lëndës narkotike u gjet në bagazhin e automjetit tip “Benz” që drejtohej nga një 42-vjeçar. Ky i fundit, i identifikuar si Marjan Kurti, është vënë në pranga.

 

Ai akuzohet veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy