EMRI/ Kokainë në automjet, arrestohet nipi i Rrahman Rrajës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Kokainë në automjet, arrestohet nipi i Rrahman Rrajës

Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar, të identifikuar si Ariel Rraja, i cili u kap me lëndë narkotike. 22-vjeçari është nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja. Gjatë kontrollit në automjetin e tij në Nikël, të riut iu gjetën para dhe kokainë, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.

 

Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Rraja hasin probleme me drejtësinë. Ata u përfshinë në skandalin e dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, për konfliktin mbi gurore. Dhuna barbare që shokoi opinionin publik solli edhe dorëheqjen e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy