Fimoset kontrata kolektive e punës mes Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit,

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fimoset kontrata kolektive e punës mes Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit,

Nënshkruhet kontrata kolektive e punës, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të punonjësve të Policisë gjatë zhvillimit të detyrave funksionale, si dhe për garantimin e shërbimit cilësor dhe me standarde europiane, për qytetarët.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano dhe Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit  Sadetin Fishta nënshkruan në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontratën kolektive të punës, e cila ka për qëllim bashkëpunimin midis strukturave kyçe, me fokus aspektet sociale, financiare dhe profesionale të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë në çdo strukturë të vendit.

 

Advertisement

Përmes nënshkrimit të këtij dokumenti, për herë të parë punonjësit e Policisë e Shtetit do të kenë një akt që do të mbrojë drejtpërdrejt të drejtat e tyre ligjore. Ky nënshkrim synon të përmbushë detyrimet që ka Policia e Shtetit, për përafrimin e legjislacionit me vendet e BE-së.

 

Kontrata kolektive e punës ka si objekt forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, me qëllim:

٠Mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit, anëtarë të Sindikatës, në të gjitha strukturat policore në shkallë vendi.

Advertisement

٠Kontributin e dyanshëm për zhvillimin e reformave ligjore dhe profesionale në Policinë e Shtetit, duke patur parësor interesin e punonjësve të PSH.

٠Zhvillimin e dialogut social, profesional dhe konstruktiv ndërmjet palëve, me pjesëmarrjen e gjerë të punonjësve të Policisë së Shtetit në qendër dhe në bazë, me strukturat e Sindikatës, me synim garantimin e lirisë së fjalës dhe të shprehjes së mendimit, për çdo fushë ku preken interesat e punonjësve të PSH.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy