“Firmosja e marrëveshjes së pensioneve moment shumë i rëndësishëm”, ministri Hasani: 15 vite përpjekje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Firmosja e marrëveshjes së pensioneve moment shumë i rëndësishëm”, ministri Hasani: 15 vite përpjekje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antoni Tajani, e kanë konsideruar një moment shumë të rëndësishëm firmosjen për marrëveshjen e pensioneve në Romë.

Ministri Tajani: Është shumë e rëndësishme. Kishim 15 vite që e prisnim këtë firmë dhe garanton të drejta e punonjësve italianë në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Itali. Ky vebdim i përbashkët ofron për shumë person një siguri dhe një persoektivë positive për të ardhmen.

Ministri Hasani: Është një moment shumë i rëndësishëm për gjithë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe gjithë italianët që jetojnë në Shqipëri. 15 vjet janë përpjekje shumë të rëndësishme. Jam shumë i gëzuar që jam personi që firmos këtë marrëveshje por dhe për gjithë bashkëpunimin që kemi pasur. Falenderoj Italinë, ministrin Tajani për kontributin personal.

Sot në Romë u firmos marrëveshja për njohejn reciproke të sigurimeve shoqërore. Mga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Advertisement

Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive.

Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme ndërkohë që është në proces negocimi me 17 vende te tjera.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë mundëson:

Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore.

Advertisement

Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Advertisement

Sigurimin e papunësisë.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy