ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja e pensioneve, ministri Hasani dhe Tajani hedhin firmat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja e pensioneve, ministri Hasani dhe Tajani hedhin firmat

Tashmë është zyrtare. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu i tij Italian, Antonio Tajani, kanë firmosur marrëveshjen për njohejn reciproke të sigurimeve shoqërore.

Ministri Hasani ndodhet në Romë prej dy ditësh. Pas firmosjes së marrëveshjes pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp nga dy ministrat.

Nga marrëveshja do të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.  Zbatimi pritet të fillojë me rreth 4 mijë pensione në vit, e për të vijuar në rritje vit pas viti. Një nga përfitimet kryesore është bashkimi i periudhave kontributive.

Italia bëhet vendi i 17-të, me të cilin Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme ndërkohë që është në proces negocimi me 17 vende te tjera.

Advertisement

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë mundëson:

Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore.

Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Advertisement

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

Pas nënshkrimit, Marrëveshja do të ratifikohet nga të dyja shtetet kontraktuese, në përputhje me procedurat e tyre përkatëse dhe instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen sa më shpejt që të jetë e mundur./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy