Fitorja e PS në Vorë e Kamëz/ Veliaj: Fituam bindshëm në një zonë të djathtë, do shërbejmë me përkushtim për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fitorja e PS në Vorë e Kamëz/ Veliaj: Fituam bindshëm në një zonë të djathtë, do shërbejmë me përkushtim për qytetarët

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas rezultatit në Bashkinë e Vorës dhe Kamzës, ku kandidatët e kësaj force politike fituan bindshëm përballë opozitës.

 

Veliaj shprehet se kjo fitore historike do të përkthehet në punë për qytetarët.

 

Advertisement

“Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.

 

Jam i ndërgjegjshëm që kemi fituar bindshëm një bashki historikisht të djathtë, ndaj e shohim me përulesi e mirënjohje të jashtëzakonshme një besim kaq të madh.

 

Advertisement

Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, thekson ai.

 

Rakip Suli ka marre 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës Arjan Hoxha ka marrë vetëm 35.11 % të votave.

 

Advertisement

Blerim Shera ka marrë 74.3 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 25.72 përqind.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy