Fluks në hyrje dhe dalje të Kapshticës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fluks në hyrje dhe dalje të Kapshticës

Shtohet fluksi i hyrje-daljeve ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices. Burime zyrtare bejne te ditur se gjate 24 oreve te fundit nga kjo pike kufitare kane hyre dhe kane dale diçka me shume se 6500 shtetas shqipetare dhe te huaj.

 

I njejti burim konfirmon se nga Greqia ne drejtim te Shqiperise kane hyre 3129 shtetas dhe kane dale 3474 shtetas.

 

Advertisement

Per te perballuar fluksin ne rritje gjate ketyre diteve pala shqiptare nga dita e djeshme po punon me 6 sportele, 3 ne hyrje e po kaq ne dalje.

 

Gjate kesaj periudhe nga ana e stacionit te policise kufitare jane marre te gjitha masat per te perballuar fluksin me rritje,ne hyrje dhe dalje gjate sezonit turistik.

 

Advertisement

Per kete nga ana e ketij stacioni behet e ditur se jane shtuar oret e sherbimeve per te gjithe oficerat e policise kufitare jo vetem ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, por ne te gjitha pikat kufitare qe e lidhin Shqiperine me Maqedonine e Veriut.

 

Gjate 24 oreve te fundit ne Qafe Thane ne piken kufitare me Maqedonine e Veriut kane hyre dhe kane dale 5100 shtetas Shqipetare dhe te huaj

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy