FOTO/ Humbet i moshuari në Fier, policia kërkon ndihmë për t’i gjetur familjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Humbet i moshuari në Fier, policia kërkon ndihmë për t’i gjetur familjen

Një person rezulton i humbur në qytetin e Fierit. I moshuari gjendet në komisariatin e Policisë së Fierit dhe bëhet me dije se ai është gjetur i i vetëm, në lagjen “1 Maji”. I moshuari nuk mban mend emrin apo adresën ku jeton.

 

Ai është rreth 80 vjeç, rreth 165 cm dhe mban të veshura, një xhiboks blu dhe pantallona ngjyrë kafe.

 

Advertisement

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier ose të telefonojnë në numrat 112 / 0694110223.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy