FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Athinë, armik i Ervis Martinajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Athinë, armik i Ervis Martinajt

Personi që shihni në foto është Roan Brahimi, 32-vjeçari shqiptar që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash, teksa ishte në makinën e tij fuoristradë bashkë me bahskëshorten e tij, Katerina Beqo, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa çifti po prisnin në mjetin luksoz fëmijën e tyre, i cili ishte duke luajtur në një park afër vendin ku ndodhi vrasja.

Brahimi dhe gruaja e plagosur, ishin në një fuoristradë të zezë, Mercedes Benz A Class, dhe po prisnin në rrugë pasi fëmija i tyre po luante në parkun përballë rrugës.

Advertisement

Papritur një motoçikletë erdhi me shpejtësi të madhe dhe shoferi ndaloi në mes të rrugës, nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

32-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa pasagjerja 37-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë. Fëmija në atë moment ishte duke luajtur në park dhe pa ngjarjen. Fëmija ka vrapuar në vendngjarje dhe bërtiste “ndihmë, babi im”.

Policia po heton për ngjarjen, por sipas vlerësimeve të saj duket se bëhet fjalë për larje hesapesh. Roan Brahimi njihet në Shqipëri si armiku i Ervis Martinajt, për të cilin që prej 9 gushtit të vitit 2022 nuk ka asnjë informacion, pasi është zhdukur pa lënë gjurmë, një nga pistat e hetimit është ajo e vrasjes.

Pista kryersore që po heton policia është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

Advertisement

Por kush është Roan Brahimi?

Ngjarja e Zejmenit në Lezhë Brahimi është shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, i akuzuar për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Ekzekutimi i djeshëm

Advertisement

Roan Brahimi ndodhej në makinë me bashkëshorten dhe djalin e tij të cilin e kishte marrë nga parku ku po luante për tu kthyer në banesë.

Gjatë kohës që ka qenë në lëvizje një motor me dy persona është afruar me shpejtësi dhe një nga personat e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur 32-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.

Konflikti me Ervis Martinajn

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, u shpall në kërkim edhe më 17-korrik të vitit 20222 pasi dyshohet për ekzekutimin e Brilant Martinajt (kushëriri i Ervis Martinajt) dhe miqëve të tij.

Advertisement

Në atë kohë Roan Brahimi nuk u gjet në banesë as në atentatin e parë ndaj Martinaj dhe as në atë të Ylli Brahjas. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti vetëm babain e tij, Gjovalin Prendi, i cili tha se nuk kishte asnjë dijeni se ku ndodhej djali i tij, të paktën prej një viti. Ndërkohë që sipas tij ata ishin rreth krushqie me Ylli Brahjan, pasi nusja e djalit të tij, e kishte njeri të afërt./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy