FOTO LAJM/ Nuk u pa në TV, kush ishte burri me të zeza që u përqafua me Ramën në Kuçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FOTO LAJM/ Nuk u pa në TV, kush ishte burri me të zeza që u përqafua me Ramën në Kuçovë

U inaugurua sot në Kuçovë baza e NATO-s ku krahas fjalimeve pati edhe spektakël të avionëve si edhe helikopterëve e dronëve që do të jenë në shërbimin e Shqipërisë.

Të pranishëm ishin drejtues të lartë të vendit, ndërsa gjatë ceremonisë u vërejt edhe një afrimitet i Kryeministrit Edi Rama me një person që qendronte pranë dronëve “Bayraktar”.

Vizionplus.tv zbulon se personi, me të cilin Rama u fotografua dhe më pas përqafua, është Haluk Bayraktar, CEO i kompanisë turke “Baykar” që prodhon dronët që ka marrë në përdorim Shqipëria.

Haluk Bayraktar duket se ka udhëtuar vetë sot për të bërë dorëzimet.

Advertisement

Ai është vëllai i Selçuk Bayraktar, i cili është martuar me vajzën e Presidentit Erdogan, Summeye.

Selçuk Bayraktar konsiderohet si truri i teknologjisë së dronëve në Turqi, i cili pas studimeve në Amerikë u kthye dhe nisi provat për prodhimin e tyre më shumë se një dekadë më parë. Selçuku është tani në Parlamentin e Turqisë dhe ka statusin e dhëndrit të Presidentit Erdogan, ndërkohë që përfaqësimin e kompanisë ia ka lënë vëllait të tij, Halukut. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy